Flash

Paratici konteston trofeun e fituar nga Messi: "CR7 meritonte Topin e Artë"

Lapsi.al 2 December 2019
Paratici konteston trofeun e fituar nga Messi: "CR7 meritonte Topin e

"Cristiano Ronaldo meritonte Topin e Artë, e kemi thënë gjithnjë". Drejtori Sportiv i Juventus Fabio Paratici në rastin e Gran Galà AIC ka ritheksuar mendimin e tij mbi cmimin e marrë nga Lionel Messi në Paris: "Në këto lloj trofesh, klasifikimet janë gjithnjë cështje opinioni". Në kampionat, bardhezinjtë sapo janë kaluar nga Inter në krye të klasifikimit, por Paratici nuk e bën dramë: "Nuk jemi të shqetësuar, ka ndodhur edhe më parë të mos jemi në krye në dhjetor".

Paratici ka treguar siguri e të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe Miralem Pjanic, i pranishëm në Gran galà të futbollit italian, ku Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i Serie A: "CR7 pa Topin e Artë? Më vjen keq për të, nuk është mësuar. Për kampionatin jemi ende në gjysëm të rrugës. Inter po bën mirë, por jemi pas një pikë vetëm, jo 10. Do provojmë të fitojmë cdo gjë, por e rëndësishme është të fitojmë edhe përplasjet direkte".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI