Flash

Topi i Artë 2019, Messi: "Jeni pjesë e këtij çmimi, nuk reshta së ëndërruari"

Lapsi.al 2 December 2019
Topi i Artë 2019, Messi: "Jeni pjesë e këtij çmimi,

Lionel Messi fiton Topin e Artë duke u shkëputur nga rivali i tij Cristiano Ronaldo dhe nuk i ka frenuar emocionet në momentin e marrjes së trofeut: "Mirëmbrëma të gjithëve, dua të falenderoj të gjithë gazetarët që më votuan, shokët e mi, si tek Barcellona ashtu dhe tek Argjentina, që më bënë të kalojë një vit madhështor, pavarësisht nëse humba apo fitova ndeshje e kompeticione: jeni pjesë të këtij cmimi. Mbrëmë ishte përvjetori i 10 i Topit të Artë të parë që kam fituar, isha 22 vjec, ishte e pamendueshme për mua të arrija sot e të kisha 6 trofe, në një moment kaq ndryshe, bashkë me gruan dhe fëmijët e mi".

Kampioni i Barcelonës vazhdoi: "Në gjithë këtë kohë nuk kam reshtur kurrë së ëndërruari, duke kërkuar të përmirësohem, duke e dashur futbollin si kur isha i vogël. Jam i ndërgjegjshëm për moshën që kam e i shijoj edhe më shumë këto momente. Gjithcka rrjedh me shpejtësi e duhet shijuar më e mirë. Faleminderit të gjithëve".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI