Flash

Skandali/ Taksisti tifoz sheh ndeshjen e Romës me 110 km/h: klienti-gazetar i publikon foton

Lapsi.al 3 December 2019
Skandali/ Taksisti tifoz sheh ndeshjen e Romës me 110 km/h: klienti-gazetar
Me 110 në orë nget makinën, ndërsa sheh ndeshjen e Romës. Një taksist roman është futur në histori, me një foto që e ka futur në telashe tifozin verdhekuq. Citroen i tij shpejtonte nëpër rrugë me 110 km në orë, ndërsa ndiqte në monitor ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës, ndërsa në makinë kishte edhe një klient, që për fatin e tij të keq si profesion bën gazetarin. Bëhet fjalë për Daniel Verdù, korrespondenti nga Italia e Vatikani për të përditshmen spanjolle "El Pais", që e ka shpërndarë në rrjet foto-denoncimin që u bë shumë shpejt cështje në rrjetet sociale. Imazhi tregon taksistin në timon ndërsa ka pozicionuar në makinë një smartphone që po shfaqte ndeshjen Verona-Roma. "Taksisti roman që sheh ndeshjen e Romës me 110 km/h. E sapo ka nisur. Mirëseerdhët në shtëpi", ka komentuar korrespondenti iberik në profilin e tij Tëitter. E kotë ta thuash, foto ka ndarë opinionet në rrjetet sociale mes atyre që dënojnë ngarjen e makinës nga taksisti e ata që janë zbavitur nga tifozeria e cmendur e tij...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI