Flash

Zbulimi tronditës i Chiellini: "Në 2018 Real Madrid i vodhi Topin e Artë CR7"

Lapsi.al 3 December 2019
Zbulimi tronditës i Chiellini: "Në 2018 Real Madrid i vodhi Topin

Në kohën kur Lionel Messi feston Topin e Artë të gjashtë në karrierë, mendon Giorgio Chiellini të lëshojë një "bombë" mbi trofeun prestigjoz të dorëzuar nga France Football e të "mbrojë" CR7. Me 12 muaj vonesë, kapiteni i Juventus ka lëshuar akuza të rënda kundër Real Madrid, duke thënë se klubi ka influencuar votimin në 2018. "Topi i Artë për Messi këtë vit mund të jetë i drejtë, vjedhja e vërtetë është bërë vitin e kaluar - ka deklaruar mbrojtësi -. Real Madrid vendosi të mos e fitonte Ronaldo".

Fjalë të rënda, të destinuara të bëjnë shumë zhurmë në ditët e ardhshme. Pak sepse drejtojnë gishtin nga Blancos, e pak sepse vënë në dyshim serioz rregullsinë e dorëzimit të Topit të Artë. "Ishte e cuditshme, sipas logjikës së këtij viti, në 2018 duhet ta kishte fituar Griezmann ose Pogba apo Mbappé që kishin fituar Botërorin me Francën – vazhdoi Chiellini, duke ngritur dozën e akuzave, e duke shpjeguar teorinë e tij -. Real nuk donte ta fitonte Ronaldo sepse nuk ishte më një lojtar i tyre". E tani pritet replica nga Merengues.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI