Flash

“Kam vënë bombë në Monumental”: frika e provimit e bën studentin të bëjë telefonatën

Lapsi.al 4 December 2019
“Kam vënë bombë në Monumental”: frika e provimit

"Kam vënë një bombë në Monumental". Një telefonatë anonime që njoftonte prezencën e një eksplozivi në stadiumin e River Plate ka shpërthyer kaosin në Buenos Aires: stadiumi e gjithë zona përreth janë evakuuar, skuadra xheniere kanë kontrolluar cdo kënd të impiantit pa mundur dot të gjejnë asnjë bomba e në fund alarmi rezultoi i rremë. Sipas asaj që bën të ditur Marca, në fakt, bëhej fjalë vetëm për një vënie në skenë e idesë së cmendur të një student që donte të evitonte me cdo kusht një provim.

Sipas të përditshmes spanjolle, agjentët e policisë nisën një hetim për të kuptuar nga vinte telefonata e në pak kohë u gjet fajtori: një djalosh i një shkolle në Buenos Aires që sic duket nuk kishte studiuar.

Edhe Ministria e Brendshme ka konfirmuar: “Një i ri ka telefonuar, ka thënë se ka vënë një bombë e pastaj ka ndërprerë komunikimin. Ishte një student i shkollës pranë stadiumit. Në momentin e provimeve ndodhin këto gjëra ndonjëherë …”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI