Flash

Kupa e Amerikës: shorti i buzëqesh Brazilit, por jo Argjentinës

Lapsi.al 4 December 2019
Kupa e Amerikës: shorti i buzëqesh Brazilit, por jo Argjentinës

Që skuadrat që do të sfidohen në qershorin e vitit të ardhshëm në Kupën e amerikës kanë njohur edhe kundërshtarët e tyre në shortin e hedhur në Kartagjena të Kolumbisë. Goglat kanë qenë me fat për Brazilin, që ka shmangur pothuaj të gjithë pretendentët, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Argjentinën e vendosur në Grupin A.

Dy vendet organizatore Kolumbia dhe Albiceleste janë ndarë në grupet respective, por nëse kolumbianët do të kenë vetëm Brazilin rivalin kryesor, Messi e të tjerët duhet të sfidohen edhe një herë me Uruguajin me të cilët barazuan në miqësoren e tensionuar pak javë më parë, por edhe Kilin e Paraguajin. Dy miqtë e ftuar Katari dhe Australia janë ndarë gjithashtu në dy grupet me katariotët që kanë peshkuar Selecaon në grupin B, ndërsa australianët bardhekaltrit e Selection.

Kupa e Amerikës do të nis në 12 qershor 2020 dhe do të zhvillohet në Kolumbi e Argjentinë.

Grupi A:

Argjentina, Australia, Bolivia, Uruguai, Kili, Paraguai

Grupi B:

Kolumbia, Brazili, Katari, Venezuela, Ekuadori, Peruja

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI