Flash

“Nëse ke hundën e gjatë je në pozicion jashtë loje”: presidenti i UEFA-s sulmon sistemin VAR

Lapsi.al 4 December 2019
“Nëse ke hundën e gjatë je në pozicion jashtë

“Nëse ke hundën e gjatë je në pozicion jashtë loje”. Sulmi frontal ndaj VAR vjen cuditërisht nga presidenti i Uefa, Aleksander Ceferin, që në një intervistë të gjatë për Daily Mirror drejton gishtin kundër teknologjisë në fushë ("Në prekjet me dorë nuk dimë asgjë!") e lëshon një propozim revolucionar: një lloj tolerance, prej 10-20 centimetrash, për pozicion jashtë loje në vizionimin në monitor.

"Do të diskutojmë me arbitrat tanë – lajmëron Ceferin, që pastaj shpjegon – Edhe vijat janë vendosur nga punonjës të VAR, kështu që është një panoramë subjective mbi dicka objektive". “Nuk kam qenë kurrë një adhurues i VAR. Tani në këto ditë sheh asistentë që nuk shqetësohen as të ngrenë flamurin. Presin, presin e presin. Lojtarët? Nuk festojnë. Tani presin VAR", ka shtuar numri 1 i Uefa, që duke u kthyer mbi argumentin ka thënë: “Nuk ka problem nëse nuk fërshëllen një pozicion jashtë loje prej 1 centimetri. Sepse domethënia e pozicionit është kur ke ndonjë lloj avantazhi".

Nga pozicioni jashtë loje tek prekjet me dorë, tjetër temë delikate të paktën nga fillimi i sezonit: “Kemi patur në Uefa dy javë më parë, trajnerët më të mirë. Ishin Jurgen Klopp, Pep Guardiola, Max Allegri, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane. Të gjithë trajnerët më të mirë të skuadrave europiane e shefi ynë i arbitrave, Roberto Rossetti, i tregoi një prekje me dorë duke pyetur nëse ishte faull. Gjysma tha po, tjetra jo. Kjo tregon shumë për rregullin. Nuk dimë asgjë!”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI