Flash

Operacion i suksesshëm, tre muaj jashtë: Juventus në merkato për të zëvendësuar Khedira

Lapsi.al 4 December 2019
Operacion i suksesshëm, tre muaj jashtë: Juventus në merkato

Ndërhyrja kirurgjikale për të "pastruar" gjurin e majtë, ka përfunduar me sukses për Sami Khedira. Mesfushori i Juventus është operuar në Augsburg, në Gjermani, nga Doktor Ulrich Boenisch, në prezencë të mjekut social Nikos Tzouroudis. Për Khedira, që është kuruar në artroskopi, kohët e rikuperimit të parashikuara nga mjekët janë rreth tre muaj. Një periudhë e gjatë rehabilituese që do ta detyrojë Juventus të bëjë konsiderata në merkato për mesfushën.

Me Khedira jashtë loje deri në fund të marsit, Paratici ka dy opsione. E para, më e thjeshta e ekonomike, Juventus e ka në shtëpi dhe quhet Emre Can. Jashtë listës Champions e me valixhet gati, gjermani me origjinë turke mund të mbahet në Torino për të marrë vendin e mbetur bosh nga dëmtimi i shokut të repartit, duke refuzuar të gjitha ofertat e mbërritura në Continassa. Përndryshe, me Emre Can në dalje, për bardhezinjtë mundësia e dytë është merkato e janarit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI