Flash

Topi i Artë, Klopp nuk e shmang polemikën: "Duhet të fitonte Van Dijk"

Lapsi.al 4 December 2019
Topi i Artë, Klopp nuk e shmang polemikën: "Duhet të fitonte

Vlerësim i jashtëzakonshëm për Lionel Messi, por rruga e Topit të Artë duhet të kalonte nga Liverpool. Ky është mendimi i Jurgen Klopp në lidhje me dorëzimin e cmimit të 2019 të France Football. "E kam thënë 500 mijë herë që Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, por duke menduar sezonin e fundit, nuk kam parë kurrë ndonjë mbrojtës të luajë mirë si Van Dijk: e meritonte ai Topin e Artë" ishin fjalët e gjermanit.

Duke ndërhyrë në konferencën e shtypit përpara ndeshjes së Premier League kundër Everton, Klopp ka shtuar: "Kur isha i ri kam parë Pelè e Maradona, nuk e di si do të luanin në futbollin e sotëm, sigurisht shumë mirë, por është e qartë se më shumë kamë parë Messi. Por duke iu referuar 2019 do të ishte më e drejtë nëse do ta kishte fituar Van Dijk Topin e Artë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI