Flash

Videoja e Lezhës/ Sandër Lleshi, gjenerali që po lufton me panikun duke ndjellur frikën

Lapsi.al 4 December 2019
Videoja e Lezhës/ Sandër Lleshi, gjenerali që po lufton me

Një video, që po përhapet me shpejtësi ngado, e ka vënë ministrin e Brendshëm, gjeneralin e dorëhequr Sandër Lleshi, në një pozitë shumë të vështirë. Po të shihet me vëmendje, ai replikon me banorët e tmerruar të një godine 12 katëshe në lagjen Besëlidhja në Lezhë, që dyshojnë se pallati ku ata banojnë ka rrezik.

Njeriu që ka përballë, nuk është as një kundërshtar, as një opozitar, as një produkt i mediave të kazanit. Ai është një nënpunës socialist i bashkisë Lezhë, i cili madje ka pranuar edhe zgjedhjet e 30 qershorit dhe ish deputetin socialist Pjerin Ndreu si kryebashkiak. Pra ai nuk ka asnjë premisë për të punuar kundër qeverisë, apo për të dëmtuar aksionin e saj.

Por ajo që vërehet në video është e tmerrshme. Ministri, me drejtorin e urbanistikës (dathtas ne foto), diskutojnë për parametrat teknikë të pallatit. Me aq sa di, me aq sa ka djeni, me aq sa ka parë, inxhinjeri i thotë që ka bërë inspektim dhe se ka dyshime për gjendjen e godinës, prandaj ka kërkuar një ekspertizë më të thellë.

Me logjikën e një kapteri, ministri i bërtet: "Pusho", "Mos ngjall panik", "Ti s'je inxhinjer", "Këtu nuk është thyer asnjë xham"... (video poshtë)

[embed]https://www.facebook.com/zirkond/videos/10162928441235624/[/embed]

Tani çdo njeri që ka dy pare mend në kokë e nxjerr vetë konkluzionin. Ndoshta bashkia Lezhë është e paaftë. Ndoshta edhe inxhinjeri mund të mos jetë i zoti dhe kompetent. Pallati mund që edhe të jetë në gjendje të mirë në strukturën e tij dhe mund të mos përbëjë asnjë problem.

Por këtë nuk e vendos dot Sandër Lleshi, as me arrogancë, as me kërcënime, madje as me logjikën fëminore se aty nuk është thyer asnjë xham.

Kërkesa e inxhinjerit duket më normalja në botë: le ta shohin edhe specialistë më të kualifikuar se unë.

Por më shumë sesa mendimin e ekspertëve, gjenerali i dorëhequr Lleshi zbaton urdhërin e partisë se duhet kontrolluar paniku i njerëzve. Në emër të asaj mendësie, me të cilën  ai ka mbyllur media dhe ka arrestuar qytetarë, ai do të vendosë edhe për fatin e themeleve dhe strukturës së beton- armesë. 

Pikërisht kështu ndodh një ditë me delirin e pushteteve që kontrollojnë gjithçka: ata duan të vendosin edhe për ligjet e natyrës.

Natyrisht këmbëngulja e qeverisë për të qetësuar panikun është gjëja e duhur në këtë moment. Por kur ajo shndërrohet në urdhër politik, ku nevoja për propagandë i mbivendoset mendimit të specialistëve, ajo bëhet e rrezikshme.

Sepse në fund të kësaj historie ka një pyetje të thjeshtë: si do të qe më mirë për të qetësuar ankthet e qytetarëve, të bëhej ashtu siç thoshte inxhinjeri (pra banesa të kontrollohej edhe nga specialistë të tjerë) apo të besohej verbërisht tek urdhëri që lëshonte kapteri?

Me raste si ky, kur të dërguarit e Ramës zbresin në terren jo për të kuptuar, por vetëm për të zbatuar betejën me panikun që ka urdhëruar shefi, qytetarët e kuptojnë se qeveria është duke menduar jo për ta, por për imazhin e saj. E në këtë rast, në vend që të ndihen të sigurtë, ndihen edhe më të frikësuar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI