Flash

Arsenal bën tifo për shkarkimin: kërkon Ancelotti

Lapsi.al 5 December 2019
Arsenal bën tifo për shkarkimin: kërkon Ancelotti

As Pochettino, e as Allegri, Arsenal kërkon të zëvendësojë të shkarkuar Unay Emery me Carlo Ancelotti. Sipas asaj që bën të ditur Daily Express, Gunners po monitorojnë pozicionin e teknikut nga Reggiolo në pankinën e Napoli. Nëse ndodh që presidenti Aurelio De Laurentiis vendos të largojë Ancelotti nga pankina e të kaltërve, shoqëria londineze është gati ti ofrojë besimin për ringritjen e skuadrës.

Ndërkohë, pankina e Ancelotti në Napoli mbetet në dyshim e pa një orientim të qartë mbi atë cfarë mund të ndodhë. De Laurentiis mund edhe të mendojë të ndryshojë trajner. Sipas Corriere dello Sport, një shkakrkim i mundshëm do të ishte më pak i dhimbshëm sepse në kontratën e teknikut është një pikë private që parashikon një penalitet prej "vetëm" 500.000 euro në rast divorci brenda 31 majit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI