Flash

“I fiksuar gjithnjë pas idesë për tu bërë futbollist”: De Ligt rrëfen thirrjen e parë me Hollandën

Lapsi.al 5 December 2019
“I fiksuar gjithnjë pas idesë për tu bërë

Sapo është kurorëzuar me cmimin si lojtari Under 21 i vitit, Matthijs De Ligt ka rrëfyer për France Football se si rruga e tij ishte shënjuar që fëmijë: "Isha i fiksuar nga idea për tu bërë futbollist. Ndoshta do të isha bërë menaxher, për të tentuar të kaloja Raiola (menaxheri i tij). Ose do mundohesha ta rekrutoja! Shakatë mënjanë nëse nuk do tia kasha dalë në futboll nuk e di si do kishin shkuar gjërat, nuk e kam menduar cfarë do të mund të kisha bërë ".

Mbrojtësi i Juventus ka folur më pas për sezonin e tij të fundit me Ajax: "Kujtimi im më i mirë mes profesionistëve është vitin e kaluar. Fituam kampionatin, Kupën e Hollandës, shkuam fare pranë finales së Champions League. Ishte e mrekullueshme".

Por mendimet nuk i largohen nga kombëtarja e tulipanëve, me të cilët ka debutuar në moshë fare të re: "Po haja mëngjes në qendrën e Ajax. Trajneri mu afrua të më fliste e pieta veten cfarë kishte për të më thënë. Por ai më lajmëroi se isha përzgjedhur në kombëtaren e Hollandës. Telefonova menjëherë tim atë për tia thënë. Është një nder shumë i madhe të luash për kombëtaren dhe të arrish ta bësh në moshën 17 vjecare: është dicka e pabesueshme".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI