Flash

“Prisja rastin prej katër vjetësh, në derbi e bëra Materazzi për spital”: Ibrahimovic kujton derbin e hakmarrjes

Lapsi.al 5 December 2019
“Prisja rastin prej katër vjetësh, në derbi e bëra

Zlatan Ibrahimovic nuk është nga ata që rrudhin gojën kur flasin e në një intervistë për GQ ka kthyer në kujtesë një derbi të Milanos, duke dëshmuar edhe njëherë karakterin e fortë dhe agonizmin që e ka mbajtur kaq gjatë në nivele të larta: "Të luaja dhe jetoja në Itali më bëri të jem lojtari që jam sot, Capello më ka mësuar gjithcka. Cdo ditë pas stërvitjes me vinte para portës me 5-6 mbrojtës e për rreth një orë godisja me kokë krosimet në zonë. Pastaj kalova tek Inter, skuadra ishte shumë e fortë: donin të fitonin e kishin nevojë për ndihmën time".

Por Ibra si Ibra, nuk mund ta kalonte pa treguar forcën, me një situatë që i referohet derbit të famshëm të 2010, por që nis nga shumë më larg: "Në një Juventus-Inter të 2006 dola nga fusha për një ndërhyrje vrasëse të Materazzi. Kur kalova tek Milan, gjatë derbit, në pjesën e dytë Materazzi po më sulmonte dhe atëherë bëra një lëvizje taekëondo. E cova në spital. Stankovic më pyeti: ‘Përse e bëre?' e unë iu përgjigja: kam pritur këtë moment për katër vjet. Ja përse".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI