Flash

"Ronaldos i ka ndodhur vetëm një herë një dëmtim si ky": ish-përgatitësi atletik tregon problemin e CR7

Lapsi.al 5 December 2019
"Ronaldos i ka ndodhur vetëm një herë një dëmtim

Prej një muaj, ose më saktë që në momentin e dy zëvendësimeve radhazi të Ronaldos, flitet vazhdimisht për kondicionin fizik të CR7 e mbi këtë debat ka ndërhyrë Giovanni Mauri, përgatitësi atletik që me portugezin ka punuar në kohët e Real Madrid: "E njoh mirë atë dhe 'motorin' e tij - tregon Mauri për Tuttosport -. Kur ke aq shumë kuaj fuqi, mjafton një ngërc i vogël për të të ngadalësuar".

Përgatitësi atletik ka qenë një bashkëpunëtor i Ancelotti në kohët e Real Madrid, nga 2013 në 2015: "Më duket shumë e cuditshme që dikush, nga sot nesër, konsideron të mbaruar një kampion si Ronaldo. Këto janë biseda kafenesh ose rrjetesh sociale - nënvizon Mauri -. Nuk mund të gjykoj pa të dhëna objektive, ato i ka vetëm ai që punon me të cdo ditë, por e njoh mirë Ronaldo e motorin e tij. Kur ke aq shumë kuaj fuqi, mjafton një ngërc i vogël për të të ngadalësuar. Arma e vërtetë e CR7 është eksploziviteti. Të kesh një shqetësim që e ndalon, ndikon më shumë se në lojtarët e tjerë që bëjnë kilometra, por me një ritëm më të ulët".

Përgatitësi atletik tregon një episod specifik të ndodhur në Madrid: "Tek Real nuk më kujtohet të ketë përjetuar një situatë të ngjashme, por njëherë pati një dëmtim të vogël. Rezonanca nuk gjeti asgjë, por ai ndjente shqetësim. Në fund, rezultoi një zgjatje ligamenti: asnjë nuk e njeh trupin e tij si ai. Është atleti më i kompletuar në botën e futbollit, është ende më i miri. Vetëm Mbappé ka potencialin e tij fizik".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI