Flash

Allegri nuk ndryshon ide: "Kthehem vetëm në qershor", e ka një motiv për këtë

Lapsi.al 6 December 2019
Allegri nuk ndryshon ide: "Kthehem vetëm në qershor", e ka

Për mikrofonët e Espn, Massimiliano Allegri thekson edhe njëherë dëshirën e tij për tu kthyer të stërvitsë vetëm vitin e ardhshëm. "Do të kthehem në qershor. Nuk e di nëse do e quani sezon pushimi ose jo. Me Giovanni Branchini kemi arritur menjëherë në këtë vendim, pas lamtumirës nga Juventus - ka shpjeguar – Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për mua. Zgjedhja që do të bëj do të jetë vendimtare, duhet të jem i përgatitur. Pas 5 vjetësh tek Juve e një jashtë futbollit, nuk dua të kthehem në pankinë e të bëj keq".

Sa herë që një trajner largohet nga një klub i rëndësishëm (Bayern, Tottenham e Arsenal) ka dalë në skenë emri i tij, por Allegri nuk ka asnjë qëllim të rifutet në shina e dëshiron të shijojë jetën jashtë futbollit. "Kam luajtur 18 vjet e stërvitur 16. Ndalova pas 34 vjetësh e jam i lumtur kështu – shtoi ai -. Mund të reflektoj, të flas me njerëzit, të kem impenjime në jetën private e të shijoj pasione si teatri, galeria e artit e leximi i librave“.

Ndërkohë, po studion anglisht, një e dhënë e qartë e teknikut toskan se është gati për një aventurë jashtë Italisë. “Marr leksione anglisht në Milano, aty ku jetoj. Kam filluar të flas mirë, e kam pak më të vështirë të dëgjoj e kuptoj të tjerët. Por po floën ngadalë ia arrij. Shoh edhe filma në anglisht e lexoj libra për tu përmirësuar“.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI