Flash

Atletico Madrid nuk "shërohet", me Villarreal fiksohet ndeshja e tretë pa fitore

Lapsi.al 6 December 2019
Atletico Madrid nuk "shërohet", me Villarreal fiksohet ndeshja e

Atletico Madrid i Diego Pablo Simeone nuk del dot nga një moment delikat të sezonit të tij e në ndeshjen hapëse të javës së 16 të La Liga nuk shkon më shumë se 0-0 në fushën e Villarreal. Rasti më i mirë për Colchoneros është shtylla e goditur në fillim të takimit nga Joao Felix. Atletico Madrid me 26 pikë, momentalisht bashkë me Athletic Bilbao e Real Sociedad, është tashmë pesë pikë larg Barcellona e Real Madrid në krye të kampionatit.

Barazimi ishte rezultati i vetëm që nuk i shërbente askujt, e megjithatë është piëkrisht rezultati final mes Villarreal e Atletico Madrid. Vendasit morën pikën e dytë në 6 ndeshjet e fundit, Simeone koleksionoi ndeshjen e tretë radhazi pa fitore e rrezikon të përfundojë -8 nga Real Madrid e Barcellona në fund të kësaj jave kampionati.

Pjesa e parë kishte një rast të rëndësishëm për të dy formacionet: e nisi Joao Felix inkursioni i të cilit përfundoi me goditjen e stampuar në shtyllë, pa tronditur rezultatin e ndeshjes. Villarreal u përgjigj me Trigueros, por i përhershmi Oblak shpëtoi situatën për Simeone. Pas rifillimit Atletico vazhdoi të provonte, me Joao Felix më aktivin ndër Colhoneros, por as talenti e veprimet e tij, nuk arrijnë të prishin ekuilibrin e kësaj sfide. Mundësia e fundit ishte pikërisht në këmbët e portugezit, që nuk gjeti dot kuadratin e kështu Atletico Madrid vijon të ketë paqartësi e luhatje forme, që japin mungesë sigurie mbi kondicionin e tyre.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI