Flash

Revoltë në Malmoe, qytetarët kërkojnë heqjen e statujës së Ibrahimovic e kanë një ide si të hakmerren

Lapsi.al 6 December 2019
Revoltë në Malmoe, qytetarët kërkojnë heqjen e

Në kohën kur Zlatan Ibrahimovic po merret me merkaton duke lënë në pritje Milan e Bologna në vigjilje të merkatos së janarit, nuk ndalen protestat e tifozëve të Malmoe, të zhgënjyer nga blerja e aksioneve të shoqërisë së Hammarby nga tashmë ish idhulli i tyre. Komuna e qytetit në jug të Suedisë ka marrë mbi 550 kërkesa për ta hequr statujën e Ibra, momentalisht e vendosur përballë stadiumit: sipas ligjit të nordikëve, me mbi 100 kërkesa, propozimi duhet të diskutohet në këshill.

Statuja vazhdon të jetë në shënjestër të vandalëve, që pasi i vendosën në kokë një qese plastike e një pjesë tualeti në krahun e djathtë, i kanë shtuar orët e fundit edhe një parrullë "Juda" në bazë. E madje një tifoz i Malmoe ka nisur një fushatë për të mbledhur 50.000 euro e të ndërtojë një statujë të Markus Rosenberg (286 prezenca me fanellën bardheblu nga 2001-2005 e 2014-2019) 10 centimetra më të lartë se ajo e Ibrahimovic e ta vendosin në krah të saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI