Flash

Zjarri në qendrën sportive të Flamengo: klubi duhet ti paguajë cdo muaj familjet e 10 viktimave

Lapsi.al 6 December 2019
Zjarri në qendrën sportive të Flamengo: klubi duhet ti

Flamengo duhet të dëmshpërblejë familjet e 13 futbollistëve të rinj që u përfshinë në 9 shkurtin e kaluar në një zjarr vdekjeprurës në Qendrën Sportive të Vargem Grande, në perëndim të Rio de Janeiro: viktimat ishin 10, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Vendimi është i Gjykatës së Drejtësisë në Shtetin e Rios, që ka fiksuar 10 mijë reais në muaj (rreth 2.150 euro) shumën e dëmshpërblimit. Djemtë u kapën në gjumë, pak pas orës 5 së mëngjesit, nga një qark i shkurtër në sistemin e kondicionimit të një nga dhomat e parafabrikatit të vjetër ku strehoheshin, në pritje të transferimit në një strukturë më moderne.

Zjarri shkatërrimtar në qendrën e Rios, Ninho do Urubu, ku stërvitet Flamengo shkaktoi 10 viktima dhe shumë të plagosur, të gjithë mes moshës 14 e 17 vjec.

Ky dëmshpërblim do të shërbejë si mbështetje priovizore për familjet e viktimave, në pritje të vendimit përfundimtar që do të fiksojë në rrugë zyrtare shumën e gjobës: nëse do të provohet përgjegjësia e Flamengo, klubi – dy javë më parë i kurorëzuar kampion i Amerikës së Jugut pas fitores ndaj River Plate në finalen e Libertadores - duhet të paguajë edhe 1.000 reais (215 euro) në ditë për cdo një nga viktimat. Shoqëria kuqezi, që ka mundësinë të bëjë ankimim në apel, nuk e ka komunikuar ende vendimin.

https://www.youtube.com/watch?v=26dSQeCf-Ck

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI