Flash

Anthony Joshua rimerr titujt në peshat e rënda: "Jam mësuar të hedh djem përtokë"

Lapsi.al 7 December 2019
Anthony Joshua rimerr titujt në peshat e rënda: "Jam mësuar

Hakmarrje e përfunduar: Anthony Joshua triumfon në shkretëtirë duke mposhtur Andy Ruiz Jr me vendim unanim! Gjyqtarët kanë dhënë vendimin 118-110, 118-110 dhe 119-109 në favor të anglezit, që pasi humbi surprizisht në ndeshjen e parë, nuk zhgënjen pritshmëritë në rematch.

Joshua e dominoi krejt takimin, duke e gjakosur në vetull shumë shpejt meksikano-amerikanin që nuk mundi ti përgjigjej forcës së britanikut, por mundi vetëm të rezistonte për 12 raunde, duke e përfunduar dualin në këmbë: "Para së gjithasht, dua të falenderoj Zotin. Dua të them, ishte e bukur herën e parë dhe mu desh ta bëja dy herë. Një njeri si unë nuk kërkon justifikime, jam mësuar të hedh djem përtokë. I thashë vetes se do të korigjoja veten. Shkenca e dashur e këtij sporti është të godasësh pa të kapur. Jam i uritur dhe i përulur njëkohësisht. Faleminderit Andrew Ruiz dhe familjes së tij" përfundoi kampioni i ri i botës.

Një performancë e jashtëzakonshme e disiplinuar nga Joshua, që mbajti në distancë kundërshtarin dhe shumë rrallë u shqetësua nga Ruiz. Britaniku, sic u pa që në peshim ku rezultoi 21 kg më pak se rivali, kishte zgjedhur zhdërvjelltësinë dhe shpejtësinë përballë fuqisë. E pikërisht me lehtësinë e vallëzimit të këmbëve arriti të fitonte ndeshjen e të rimerrte titujt.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI