Flash

Lamtumirë polemika, Smalling përqafon Lukakun: "Vëllai im"

Lapsi.al 7 December 2019
Lamtumirë polemika, Smalling përqafon Lukakun: "Vëllai
Një përqafim që vlen më shumë se shumë fjalë. Chris Smalling e Romelo Lukaku i janë përgjigjur kështu titullit të Corriere dello Sport "Black friday" që bëri të diskutohej shumë ditët e fundit. Mbrojtësi i Romës e sulmuesi i Inter janë përqafuar përpara nisjes së ndeshjes e anglezi ka postuar imazhin në faqen e tij në rrjetet sociale: "Vëllai im". Smalling e Lukaku kanë qenë në fakt dy prej protagonistëve të këtij sezoni, që janë vënë në qendër të disa rasteve të racizmit. Por sikur të mos mjaftonte, erdhi edhe titulli "Black friday", për të cilin Corriere dello Sport u shfajësua se ishte një titull i pafajshëm, që u përdor në konotacionin e gabuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI