Flash

Nga golat tek prangat për drogë: parabola e shëmtuar e Kuljic që u mbyll me akuzat për Skënderbeun e Takajn

Lapsi.al 7 December 2019
Nga golat tek prangat për drogë: parabola e shëmtuar e Kuljic

Nga fushat e lojës tek prangat për trafik droge. Kjo është parabola e trishtë e Sanel Kuljic, ish-sulmuesi i Sion e Austria Vienna që është dënuar me një vit heqje lirie me kusht, pas u arrestua në boutique të së shoqes për zotërim të substancave të ndaluara e armëmbajtje pa leje. Me shumë mundësi, ish-sulmuesi austriak do tia hedhë me një terapi rehabilituese, duke qenë se vetë ai është nën varësinë e drogës.

Si i mbyturi që kërkon të mbysë, Sanel Kuljiç në momentin që është vënë para drejtësisë, ka deklaruar në median austriake se bosët e vërtetë të trukimeve janë në Shqipëri dhe sipas tij, njëri ndër ta është edhe presidenti i Skënderbeut, pa përmendur emrin, por duke shkuar me akuza drejt Ardjan Takajt. Në atë kohë, numri 1 i klubit korcar ka hedhur poshtë çdo lidhje me Kuljic. “Ç’punë kam unë me këtë njeri? Ose më saktë, për çfarë më akuzon ky mua, se nuk e kuptoj?!” tha atëherë Takaj për Panorama Sport.

Kuljic, 42 anni, është një ish-lojtar i kombëtares austriake (20 prezenca e 3 gola me fanellën e Austrisë). Në sezonin '96/'97 ka fituar kampionatin me Salzburg e në 2006 titullin e golashënuesit më të mirë. Ried (shoqëri e divizionit të dytë) madje ka tërhequr fanellën me numër 27 në respekt të një lojtari të përfunduar tashmë në trafikant. Kushedi, ndoshta pas lajmeve të fundit gjërat mund të ndryshojnë, edhe për Ried...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI