Flash

Video/ Çudia e Duros, rivalizon për titull, por bën tifo për ta: "Jam gjithmonë me Partizanin"

Lapsi.al 7 December 2019
Video/ Çudia e Duros, rivalizon për titull, por bën tifo

"Për Tiranën nuk ka shans që të bëj tifo". Këto janë fjalët hyrëse të Shpëtim Duron, menjëherë sapo ka likuiduar bardheblutë 1-3 në Selman Stërmasi me Kukësin e tij. Tekniku, me një të shkuar të gjatë tek Partizani, si lojtar e trajner, pavarësisht se sfidon pikërisht të kuqtë në luftën për titull, tregon haptazi se bën tifo për ta në derbi.

Një zgjedhje që mund të krijojë debat, por që në fund të fundit është zgjedhje zemre, pavarësisht se shkon kundër interesit: "A do jem me Tiranën në derbi? Nuk është sekret, jam lindur e rritur te Partizani, edhe pse drejtoj Kukësin - është shprehur Duro -. Jam gjithmonë me Partizanin. Sot i kërkova lojtarëve që të mos më prishin bilancin me Tiranën, përherë kam dal triumfues ndaj tyre".

Kukësi është tashmë në kuotën e 24 pikëve, vetëm një larg Partizanit kryesues, që javën e ardhshme duhet të përballet me Tiranën në derbin e kryeqytetit. E megjithëse një sukses i bardhebluve mund ti jepte kryesimin Bluve, Duro zgjedh të bëjë tifo për rivalin e dashur...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI