Flash

Video/ Kukësi asfalton Tiranën: Ahmataj nuk ka më në kontroll skuadrën

Lapsi.al 7 December 2019
Video/ Kukësi asfalton Tiranën: Ahmataj nuk ka më në

Tirana ka dalë e mundur në Selman Stërmasi 1-3 përballë Kukësit, që është imponuar me përmbysje kundër bardhebluve, që tani duket larg nga kohët kur mendonin se mund të pretendonin për titullin kampion. Dorëheqja e Ahmatajt, akuzat e lëshuara pas humbjes në Korçë, duket se ka lënë gjurmë edhe pse tekniku ktheu mendje, por tani duket se situata është më dramatike dhe përmes fjalëve të post-ndeshjes lexohet një skuadër të cilën elbasanasi nuk e ka më nën kontroll: "Po ta shikoni lojën, tërheqje pafund mbrapa, ndërkohë që detyrat ishin para - pranoi Ahmataj -. Vajtja me vonesë në presing, sjell atë që kundërshtari të shfaqet me fytyrë nga porta dhe të jetë e vështirë dalja përpara. Duhet kohë që t’i bindësh lojtarët".

Por kohë nuk ka. Tirana tani është gjashtë pikë larg vendit të parë dhe javën e ardhshme vjen përplasja direkte në derbi. Avantazhi provizor i Hasanit, krijoi iluzionin se bardheblutë do të ishin gati të rikuperonin pikë të rëndësishme e ti ktheheshin objektivave, por pjesa e dytë ka qenë drastike. Shkurtaj me 11 metërsh e pastaj Gavazaj e Abazaj kanë firmosur përmbysjen, edhe pse Ahmataj mundohet të kapet pas një episodi atë të penalltisë: "Një lojtar me aq shumë eksperiencë nuk mund të jetë aq i nxituar. Nuk mund ti jap dot shpjegim gabimeve që ndodhin brenda. Duhet të jenë më të qetë, nuk ishte rast flagrant. Ne kishim gjithë skuadrën të kthyer në ato momente".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI