Flash

Video/ "Macja e zezë" nuk i ndahet Partizanit: në Ballsh trimfon Bylis

Lapsi.al 7 December 2019
Video/ "Macja e zezë" nuk i ndahet Partizanit: në Ballsh

Duhej të luhej futboll dhe futboll u luajt, pas një solidarizimi me situatën për tu vlerësuar. E në optikën sportive, Bylis nuk zhgënjen pritshmëritë dhe konfirmohet skuadra më problematike për Partizanin, që nga Ballshi del i mundur 2-1, duke rrezikuar tashmë distancën e sigurisë në krye të klasifikimit. Lerda tani duhet të jetë i shqetësuar jo vetëm për rezultatin, por edhe dominimin që pësoi nga mallkastriotët e Dovedan, që pas dy humbjeve u kthyen të fitojnë dhe të vënë në presion kreun.

Të kuqtë sikur e ndjejnë sindromën Bylis dhe në daljen e parë përpara të vendasve e shohin veten në disavantazh, në një devijim fatkeq të Belicës, por që i dha të gjitha kreditet konkluzionit të Ndrecës, që përfundoi pas shpinës së Hoxhës në minutën e 6. Partizanit i takonte të reagonte dhe e bëri, duke barazuar me Bardhin në minutën e 27. Sulmuesi i shpëtoi markimit, në goditjen e dënimit të Trashit, për të festuar golin e parë në këtë kampionat.

Duken situata të përmbysura me rifillimin e lojës, edhe pse Bardhi shpresoi për një karton me tjetër ngjyrë kur Janku e ndaloi të shkonte drejt portës. Vetëm një minuta nga pjesa e dytë dhe ishte hera e fundit që Partizani u pa i rrezikshëm në zonën e Bylis. Skuadra e Dovedan mori kontrollin e lojës, duke ushtruar një presion të fortë në zonën e të kuqve, pa i dhënë frymëmarrje mesfushës të dilte qetë përpara.

Në krosimin e Ntepe i thjeshtë devijimi në shtyllën e parë i Guindo, që vendosi fitoren, që e ngjit formacionin surprizë të kampionatit në kuotën e 23 pikëve, vetëm dy larg Partizanit të vendit të parë. Lerda duhet të rishohë zgjedhjet e tij, edhe pse pas golit provoi edhe më katër sulmues në fushë, pa mundur të shmangë humbjen. E sikur të mos mjaftonte rezultati, humbi edhe dy mesfushorë për derbin me Tiranën: Broja e Telushi, i pari për plotësimin e numrit të kartonëve të verdhë dhe i dyti i ndëshkuar me karton të kuq në fundin e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI