Flash

Video/ Pickimi "special" i Mourinho: "Edhe me buxhet pa limit, Chelsea nuk përmirësohet"

Lapsi.al 7 December 2019
Video/ Pickimi "special" i Mourinho: "Edhe me buxhet pa limit,

Tekniku i Tottenham Hotspurs, José Mourinho, nuk e ka humbur fare cinizmin, pas 11 muajsh qetësi, që nga koha kur u largua nga Manchester United. E tani që është tek Tottenham është kthyer të japë përgjigjet e tij speciale për të gjithë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Spurs, portugezi është përgjigjur shkurt në lidhje me zhbllokimin e merkatos, vendosur nga Cas për Chelsea, ish-skuadra e Special One: "Kanë lojtarë të mirë që tani, nuk është e lehtë të përmirësohesh edhe me një buxhet të palimituar"

Vetëm një ditë më parë në fakt, Gjykata Arbitrale e Sport ka sjellë lajmin e mira për Chelsea: është përgjysmuar dënimi i vendosur në shkurtin e kaluar, kur Fifa kishte vendosur ndalimin e blerjeve për dy dritare të merkatos, për shkak se ka thyer rregullat e transferimeve ndërkombëtare të lojtarëve Under 18. “Shumë i ashpër dënimi, më i ekuilibruar ndalesa vetëm për një sesion” shkruhet në motivacionin e CAS.

Në mënyrë konsensuale është përgjysmuar edhe gjoba: Chelsea duhet të paguajë 300.000 franga zvicerane (mbi 270.000 euro) në vend të 600.000.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI