Flash

Video / United fiton derbin dhe fundos Guardiolan - 14 nga Liverpool

Lapsi.al 7 December 2019
Video / United fiton derbin dhe fundos Guardiolan - 14 nga Liverpool

Derbi i Manchester ka folur për United, i cili ka mundur 2-1 në transfertë rivalët e qytetit City. Kështu trajneri Solskjaer i është gëzuar fitores së arritur falë golave të Rashford dhe Martial të shënuar në pjesën e parë të lojës, saktësisht në minutat 23' dhe 29'. Një lojë e dominuar nga Djajtë e Kuq të cilët kishin edhe raste të tjera për të shënuar, që kanë dështuar përballë Ederson pa llogaritur edhe një traversë të Rashford. Në pjesën e dytë Manchester City ka shënuar golin e tij të vetëm në minutën e 85'-të me Otamendin. Pas javës së 16-të të Premier League, Qytetarët në vendin e tretë numërojnë 14 pikë më pak se Liverpool kryesues me 45 pikë. Dhe në kampionat skuadra e Guardiola duket se thuajse ka ngritur flamurin e bardhë.

https://www.youtube.com/watch?v=F5wiSVT7m_o

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI