Flash

Britmat e majmunit: pranga tifozit të City që ofendoi Fred e Lingard

Lapsi.al 8 December 2019
Britmat e majmunit: pranga tifozit të City që ofendoi Fred e Lingard

Tifozi i Manchester City i akuzuar se i ka drejtuar fyerje raciste Fred e Lingard, në derbin e Manchester një ditë më parë, është arrestuar sot në Angli. Policia ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë 41 vjec. Në minutën e 68' të derbit, futbollisti brazilian i United edhe u godit me një objekt, me shumë mudnësi një cakmak. Arbitri Taylor, duke e kuptuar episodin, e ndërpreu menjëherë ndeshjen e kërkoi ndërhyrjen e steëard.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Manchester City, me një komunikatë për shtyp, ka bërë të ditur se do të bashkëpunonte me autoritetet për të gjetur fajtorin: "City aplikon një politikë me tolerancë zero në lidhje me diskriminimin e cdo lloji e kushdo që do të konsiderohet fajtor për abuzime racioale do të përjashtohet përjetë nga klubi". Reagim i fortë edhe i dy trajnerëve: Solskjaer uroi që personi "të mos shkelë më në stadium", Guardiola e përcaktoi episodin "të papranueshëm".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI