Flash

“Fitoi rikthimi i jetës”: akrobacia e Vilës 'harron' tërmetin në Durrës

Lapsi.al 8 December 2019
“Fitoi rikthimi i jetës”: akrobacia e Vilës

"Ajo që është pozitive, futbolli shpreh gjithmonë solidaritet. Fitoi rikthimi i jetës sportive në Durrës. Nuk ka të humbur sot, edhe pse doja ta fitoja ndeshjen". Me këto fjalë tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja, ka lënë pas humbjen e pësuar në Niko Dovana përballë Teutës, për javën e 14 të Superiores. Futbolli u kthye, pikërisht në zonën më të prekur nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit, në Niko Dovana, që pasi priti qindra të pastrehë hapi përsëri dyert për sportin, që bëri tifozët durrsakë të harronin traumën e lëkundjeve të panikut, në golin e minutave shtesë nga një rovjeshatë e Lorenco Vilës.

Goli mbetet sindromë për Teutën, por bregdetarët të paktën u kthyen te fitorja pas katër barazimeve, dhe tani e shohin veten në vendin e pestë me 22 pikë, duke kaluar dy mbi Skënderbeun, që mban tani vendin e 7 në kampionat.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI