Flash

Lamtumirë Sarri: Juventus nis kontaktet me zëvendësuesin

Lapsi.al 8 December 2019
Lamtumirë Sarri: Juventus nis kontaktet me zëvendësuesin

Humbja e parë sezonale do të mund të sjellë lëvizje të rëndësishme në sezonin e Juventus dhe pozicioni i Maurizio Sarri është gjithmonë e më shumë i lëkundur, duke parë edhe mungesën e dukshme të lojës. Zhgënjimi i parë sezonal ka ardhur edhe për bardhezinjtë, skuadra e vetme e madhe në Europë e pamundur, e ka bërë shumë zhurmë. Humbje me përmbysje nga Lazio, 3-1 në “Olimpico”, në kohën kur Juventus nuk arriti të shfrytëzojë gjysëm hapin e gabuar të Interit, bllokuar 0-0 të premten nga Roma.

Një humbje që, përveç largimit në dy pikë nga vendi i parë, mund të sjellë lëvizje edhe në optikën e merkatos së futbollit. Disa lojtarë kanë dështuar përsëri edhe një herë tjetër rastin për t’u shfaqur (Bernardeschi i pari), por mungesa e lojës së bukur është duke qendruar me të vërtetë si shpata e Demokleut mbi kokën e trajnerit. Për më tepër në ditët e kaluara është folur për një Sarri në telashe dhe situata nuk është përmirësuar aspak pas disfatës kryeqytetase.

ZËVENDËSUESI - Nëse nuk arrin të fitojë të paktën kampionatin, apo Champions League, lamtumira e Sarrit në fund të sezonit do të jetë praktikisht e sigurtë, por nuk është e përjashtuar që ndarja mund të vijë e parakohshme, në rast se gjërat do të përkeqësohen. Nëse nga njëri krah vazhdon të flitet për ëndrrën Guardiola, nga ana tjetër janë disa pista që për momentin duken më konkrete. Shumë kontakte të para tashmë janë kryer për të testuar gatishmërinë për të stërvitur Juven. Në këtë drejtim, njeriu që i vendos të gjithë dakord në Continassa është Maurizio Pochettino, i zëvendësuar nga Mourinho tek Tottenham. Trajneri argjentasi është testuar tashmë nga disa ndërmjetës dhe ka mbetur praktikisht i goditur nga hipoteza bardhezi.

MES SARRI E RONALDO, DO TË QENDROJË VETËM NJË - Të tjerë emra që pëlqehen janë të arritshëm vetëm në qershor (Klopp, Simeone Inzaghi dhe Zidane), por, sikurse është thënë, në rast problemi është e nevojshme një zgjidhje urgjente. Kështu, për zgjedhjen e trajnerit të ardhshëm bardhezinjtë mund të ndalen edhe në raportin jo shumë të mirë mes Sarrit dhe Cristiano Ronaldo, i pakënaqur nga trajtimet e bëra nga ish-trajneri i Chelsea.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI