Flash

Reja e Gatusso prishin gjumin e Ancelotti: e ardhmja tek Napoli varet nga Genk

Lapsi.al 8 December 2019
Reja e Gatusso prishin gjumin e Ancelotti: e ardhmja tek Napoli varet nga Genk

Nuk ka paqe tek Napoli: barazimi me rikuperim në Udine, pas një pjese të parë për tu harruar, konfirmon agravimin e një krize që duket se nuk ka fund. Fitorja në kampionat mungon për të kaltrit nga 19 tetori: një seri kaq e gjatë negative nuk shihej që nga 2010. E në këtë pikë, Carlo Ancelotti nuk e ka më vendin të sigurtë, pavarësisht se De Laurentiis e konsideroi kur mbërriti tek Napoli si blerjen më të rëndësishme të tij.

Tekniku nga Reggiolo nuk e ka marrë kurrë në konsideratë idenë e dorëheqjes, madje pas ndeshjes deklaroi se "në këtë projekt ndihem më shumë i përfshirë tani që gjërat nuk shkojnë mirë". Nga ana e tij presidenti De Laurentiis ka telefonuar teknikun ndërsa ishte rrugës për në aeroport për të folur për ndeshjen e sapo përfunduar. E ardhmja në këtë pikë nuk ka siguri: ndeshja e të martës në Champions League kundër Genk është decizive si për ecurinë e Napoli në Europë ashtu edhe për fatet e trajnerit emilian në pankinën e kaltër.

Ta shkarkojë, apo jo? De Laurentiis po fiton kohë por, sipas asaj që bën të ditur 'Mattino', ka nisur të mendojë për zëvendësuesin. Ëndërra e tij është ish-tekniku i Juventus Massimiliano Allegri, por që në këtë rast do ta refuzonte ofertën, duke qenë se ka vendosur të pushojë deri në qershor. Emri që qarkullon me insistim është ai i Rino Gattuso ("Eshtë vëllai im por nuk i kam kërkuar asgjë - është përgjigjur Ancelotti pyetjes nëse kishte folur me Ringhio - sepse kam besim të plotë në atë që thotë presidenti"). Sipas asaj që sqaron 'Corriere dello Sport' ka patur një kontakt me Jorge Mendes, në lidhje me ish-teknikun e Milan. Për pankinën e Napoli flitet edhe për teknikun e Sqhipërisë, por në skadencë kontrate Edy Reja, që ishte i pranishëm në Dacia Arena. Fati i Napoli gjithësesi kalon përmes Genk: një mbrëmje për jashtë ose brenda. Për skuadrën e për Ancelottin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI