Flash

Sarri sulmon arbitrin për kartonin e kuq të Cuadrado: "Nuk ishte, ndeshja u kondicionua"

Lapsi.al 8 December 2019
Sarri sulmon arbitrin për kartonin e kuq të Cuadrado: "Nuk ishte,

Humbja e parë në kampionat për Juventus, që në Olimpico është marrë prpara 3-1 nga Lazio. "Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë - komentoi Sarri për Dazn -. Fatkeqësisht lejuam golin në shtesë së të parës, ishte e rëndësishme të shkonim në pushim në avantazh. Në pjesën e dytë, në një moment në të cilën ndeshja dukej në ekuilibër, episodet kondicionuan rezultatin. Duhet të jemi më të kujdesshëm, si në rastin e kartonit të kuq. Por e pashë skuadrën në rritje".

Tekniku bardhezi nuk është dakord me kartonin e kuq të Cuadrado: "Nuk jam dakord me rastin e qartë për gol sepse topi po shkontë në anësore. Më duket se kartoni i verdhë, si vendosi arbitri, ishte dënimi më i drejtë. Nëse pastaj vendimi me VAR u bë i kuq nuk mund të bëjmë asgjë, ne duhet të mendojmë vetëm atë që mund të kontrollojmë, më saktë vetëm gabimet tona".

Sarri duhet të bëjë llogaritë me disa probleme në mesfushë: "Eshtë reparti ku mungojnë disa lojtarë për dëmtime. Eshtë një repart që po vuasn numerikisht. Duhet të shpikim ndonjë gjë gjatë javës. Ronaldo? Është kthyer të stërvitet me vazhdimësi". Juventus duhet të bëjë llogaritë tashmë edhe me dëmtimin e Bentancur, që deri në momentin kur u zëvendësua ishte një pikë referimi në fushë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI