Flash

Video/ Fitore dramatike kundër Mihajlovic: Milan merr fitoren e dytë radhazi

Lapsi.al 8 December 2019
Video/ Fitore dramatike kundër Mihajlovic: Milan merr fitoren e dytë

Tifozët e Milan në këto kohë kanë kaluar situata shumë të vështirë. Shumë për të menduar se 3-2 me të cilin kuqezinjtë kanë dalë fitues në Bolonja, mund të hapë një kapitull të ri në këtë sezon. Por për herë të parë nga fillimi i aventurës së tij kuqezi, Pioli fiton dy ndeshje radhazi dhe e bën me dinjitet, pavarësisht rënies në minutat e fundit që rindezi Bolonjën, e karikuar edhe nga prezenca e Mihajlovic në pankinë.

Sinjale të mira për teknikun, përvec rezultatit. Para së gjithash Piatek, që në fillim të sfidës fitoi dhe transformoi penalltinë e avantazhit. Kishte kohë, që polaku nuk shfaqej kaq në brendësi të ndeshjes, deri në sekondën e fundit. Bashkë me sulmuesin, kanë treguar shenja rritje Conti në të djathtë, Bennacer në regji e një i rigjetur Bonaventura, që shkoi edhe në gol.

Veprime pozitive nga Suso, shumë i rëndësishëm për të ringritur Milan në nivelet që i takon. Në fundin e një pjesë të parë të bukur, spanjolli coi në gol Theo Hernandez me një veprim gjenial. I zakonshmi Theo: shkatërrimtar kur sulmon, por gjithnjë në vështirësi kur duhet të mbrojë. Është ai që dërgon pas shpinës së Donnarumma topin për 2-1 në fund të pjesës së parë, në tentativë për ti marrë kohën Densëil e që në fund hodhi përtokë Orsolini për penalltinë e Sansone që ngushtoi shifrat në 2-3.

Milan bind edhe për shpirtin e garës së treguan në fushë: herë të tjera kuqezinjtë janë shkërmoqur kur janë gjendur në vështirësi, ndërsa këtë herë ka ndodhur e kundërta, me Jack Bonaventura që stabilizoi distancën e dy golave sapo rifilloi pjesa e dytë, rezultat që lejoi skuadrën e Piolit të suportonte edhe rikthimin e Bolonjës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI