Flash

Video/ "Peshoj shumë, nuk arrija të lëvizja": Ruiz, misteri i shtimit të menjëhershëm në peshë i humbi ndeshjen me Joshua

Lapsi.al 8 December 2019
Video/ "Peshoj shumë, nuk arrija të lëvizja": Ruiz,

Andy Ruiz Jr i ka atribuuar humbjen e duelit me Anthony Joshua shtimit të tij të menjëhershëm në peshë, mes dy luftimeve për titujt botëror të peshave të rënda. Kampioni i parë meksikan i peshave të rënda ka humbur titujt WBA (Super), WBO, IBF e IBO në sfidën e dytë kundër AJ' në Arabinë Saudite një ditë më parë.

Ruiz Jr nuk arriti në asnjë moment të fshinte distancën mes boksierëve për të bërë goditjet që shkatërruan “AJ” 5 muaj më parë në Madison Square Garden. Lëvizjet e Andy Ruiz Jr ishte dukshëm të penguara në raundet e fundit nga pesha ekstra që mbante.

'The Destroyer', që në peshimin e të premtes tregoi 130 kg, është i ndërgjegjshëm se pesha e tij e shtuar në mënyrë të menjëhershme pati një rol të rëndësishëm në humbjen e tij profesionale. Ruiz Jr i dorëzuar është shprehur pas ndeshjes: “Mendoj se nuk e kisha përgatitur ndeshjen si duhet. Kisha marrë shumë peshë. Por nuk dua justifikime. Nëse do të bëjmë luftimin e tretë, është më mirë të besoj se do të futem në ring në formën më të mirë të jetës sime”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI