Flash

'Zemra e pastër fiton': mesazhi inspirues i Anthony Joshua, pasi u shpall kampion bote ndaj Andy Ruiz

Lapsi.al 8 December 2019
'Zemra e pastër fiton': mesazhi inspirues i Anthony Joshua, pasi
Anthony Joshua ka shpërndarë një mesazh inspirues pasi u shpall për herë të dytë kampion bote i peshave të rënda. 30 vjecari britanik rifitoi gjerdanët WBA, IBF e WBO me vendim unanim pas 12 taundeve kundër Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite të shtunën në mbrëmje. E në suksesin e tij, AJ ka dëshiruar që fitorja e tij të ndikojë e të motivojë edhe të tjerë në betejat e tyre individuale. Shoqëruar me një foto në ring, duke mbajtur gjerdanët, Joshua ka shkruar: "Dëshira ime është që dikush që sheh faqen time të vendosë të mos dorëzohet. Zemra e pastër fiton."
Në një postim të mëpasshëm, kampioni ka shtuar një foto duke përqafuar kundërshtarin Ruiz: "Strategji & ndershmëri! Nuk jam perfekt por mundohem. Faleminderit të gjithë skuadrës, një mbrëmje që do të mbahet mend & falemninderit Ruiz Jr. ne bëmë historinë - 2X" Joshua pësoi një nga humbjet më tronditëse në historinë e boksit në peshat e rënda, në qershor, kur është mposhtur nga modesti aeksicano-amerikan. Joshua megjithatë ka sigurinë se po kthehet në Angli me gjerdanët, pasi e ka dominuar Ruiz fnga raundi i parë në të fundit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI