Flash

Ahmataj mban 'valixhen' shtrënguar: Halili kontakton trajnerin e ri, mes ish-bardhebluve spikat një i kuq

Lapsi.al 9 December 2019
Ahmataj mban 'valixhen' shtrënguar: Halili kontakton trajnerin e

Humbja e dytë radhazi dhe hijet e deklaratës së bërë pas ndeshjes në Korcë me Skënderbeun janë zgjatur mbi teknikun Julian Ahmataj edhe post-takimit me Kukësin. Pauza e kampionatit sic duket nuk ka qenë e mjaftueshme për të qepur grisjet e mardhënieve brenda dhomave të zhveshjes, por edhe për të bindur drejtuesit e Tiranës se bënë zgjedhjen e duhur duke mbajtur në pankinë teknikun. E pas humbjes 1-3 në Selman Stërmasi Ahmataj është më shumë i larguar se në detyrë.

Presidenti Halili ka nisur gjuetinë për një emër alternativ, por ngurron të bëjë lëvizjen e dyte teknike për dy motive: e para ngarkesa financiare që do ti shtohej asaj të Ardian Memës plus akordin me një trajner të ri dhe e dyta vigjilja e derbit me Partizanin, me drejtuesit bardheblu që nuk duan të destabilizojnë skuadrën para sfidës me rivalët e përjetshëm, një fitore pas pesë vjetësh me të cilët do të ishte një ngushëllim i embël në kohë relativisht të vështira. Por në të gjitha detajet, Ahmataj duket i mbaruar në pankinë dhe nuk është fshehtësi, e konfirmuar jashtë kamerave, se Tirana ka nisur kontaktet me trajnerë.

Gugash Magani, trajneri aktual i Besës, që i ka drejtuar bardheblutë gjatë sezonit 2013-2015, është i pari në listë për të marrë 24 herë kampionët. Në favor të peqinasit 54 vjecar është fakti që e njeh mirë ambjentin dhe di se cfarë kërkohet tek Tirana, pa përmendur se edhe është koshient cfarë gjëje po i shkon përballë. Mirel Josa është një tjetër hipotezë, por ish-tekniku bardheblu vështirë se është nga ata që futen në lojë si zgjidhje emergjente. Një zgjidhje loë-coast Tirana e ka brenda shtëpisë dhe është Bledar Devolli, për të cilin Halili edhe më parë ka shprehur konsideratë për mënyrën e punës, por mes ish-bardhebluve spikat edhe një i kuq. Skënder Gega është një profil që Tiranës i intereson dhe fakti që vjen me statusin e trajnerit kampion, mund të ananshkalojë edhe skepticizmin e një partizanasi, në fund të fundit i tillë ishte edhe Sulejman Starova…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI