Flash

Bartomeu mohon transferimin e Vidal: për ka patur një takim të fshehtë dhe një kusht të vendosur

Lapsi.al 9 December 2019
Bartomeu mohon transferimin e Vidal: për ka patur një takim të

"Vidal? Nuk është parashikuar asnjë lëvizje në janar". Në një intervistë për 'Repubblica' presidenti i Barcellona Bartomeu blindon mesfushorin kilen, duke zbehur ëndërrat e Inter. Por e përditshmja spanjolle 'Sport' referon në faqen e parë një takim, të ndodhur të premten, mes drejtuesve blaugrana e atyre zikaltër për të folur pikërisht për Vidal e Rakitic. Nga ana e tyre klubi katalanas ka kërkuar një opsion për Stefano Sensi e Lautaro Martinez.

Ashtu si bën të ditur akoma 'Sport', për Vidal, që ka një kontratë në skadencë në 2021, Barcellona kërkon 20 milionë euro, por cmimi mund të zbresë deri në 15 milionë. Dy shoqëritë ishin takuar në tetor, me Inter që kishte kërkuar informacione mbi Rakitic, por cmimi prej 30 milionë për kroatin e kishte ndaluar menjëherë diskutimin. Nga ai moment Vidal u kthye në prioritet për mesfushën zikaltër. "Vidal? Mund të bëhet, kemi konsideratë të madhe për të", ka thënë kohët e fundit administrator i deleguar i Inter Beppe Marotta, duke folur për kilenin.

E Antonio Conte nuk humb rastin për të ekzaltuar lojtarin: "Me mua është rritur shumë, ka dhënë gjithnjë gjithcka". Menaxheri i lojtarit ka në program një takim me drejtuesit e Barcellona përpara Krishtlindjes. Klubi katalanas ndërkohë është i kujdesshëm me situatën e Lautaro: "Lautaro? Tek Inter po luan shumë mirë e nuk është i vetmi që më ka impresionuar", ka thënë Bartomeu për 'Repubblica'.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI