Flash

Inter, Conte: "Messi apo jo Messi, ne duhet të japim më shumë sesa mundemi"

Lapsi.al 9 December 2019
Inter, Conte: "Messi apo jo Messi, ne duhet të japim më

Të gjithë brenda një nate, gati!": kshtu thërret Inter sot popullin zikaltër në San Siro për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Barcelona. Objektivi është kualifikimi në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, një fitore për të qenë zotër të fatt të tyre, por edhe një barazim apo edhe një humbje mund të ishte e mjaftueshme, gjëja e rëndësishme është të bëjmë të njëjtin rezultat si Dortmund në shtëpi me Slavia Prague. Dhe San Siro do të jetë tejet i mbushur, me rekordin më të lartë të shitjeve të arritur ndonjëherë në historinë e futbollit italian.

"Messi apo jo Messi (Barcelona nuk e ka thirrur) varet nga ne", tha trajneri i zikaltërve në Sportmediaset. "Nga stadiumi pres shumë energji pozitive: tifozët tanë do të jenë të nevojshëm për të ndjekur objektivin të gjithë së bashku edhe pse e dimë që me skuadra të tilla edhe duke dhënë maksimumin ndonjëherë mund të mos mjaftojë. Do të ishte me siguri një gjë e rëndësishme, kjo është e qartë, e rëndësishme për klubin dhe gjithashtu për shumë prej nesh duke qenë se nuk kemi një përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve. Këtu e fus edhe veten, pasi ky është Champions im i katërt si trajner".

 

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI