Flash

Sarri kritikohet nga të gjithë, por jo nga eksperti i Champions: "Rruga e duhur për Europën"

Lapsi.al 9 December 2019
Sarri kritikohet nga të gjithë, por jo nga eksperti i Champions:

Juventus mori humbjen e parë sezonale në Olimpico, por cështja për të cilën diskutohet më shumë e për të cilën Maurizio Sarri është vënë në qendër të kritikave për mungesën e lojës së bukur të bardhezinjve, motiv edhe për të cilin u zgjodh të zëvendësonte Allegri në pankinë. Por një zë, nga ai që futbollin e kupton dhe në Europë ka ditur të triumfojë, ka dalë në mbrojtje të teknikut napoletan, duke nxitur ëndërrat e tifozëve të Juventus.

Pas kritikave për humbjen kundër Lazio, mbrojtja për Sarrin ka ardhur nga Arrigo Sacchi: "Juventus për gati një pjesë loje ka ndjekur idetë e trajnerit, e ka treguar forcë pavarësisht humbjes. Kjo është rruga e duhur për të triumfuar në Europë. Nuk bashkohem me kritikat e ashpra që u përplasën mbi Sarri e skuadrën, lojtarët duhet ta ndjekin gjithnjë teknikun dhe këtë e pashë" ka thënë ish-tekniku i Milan për La Gazzetta dello Sport.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI