Flash

Maradona fiton gjyqin kundër stilistëve: D&G përdori emrin e tij pa konsensus

Lapsi.al 10 December 2019
Maradona fiton gjyqin kundër stilistëve: D&G përdori emrin e

Maradona shënon një gol në gjyq. Pibe de Oro ka fituar në fakt çështjen e nisur në 2017 kundër firmës Dolce & Gabbana për përdorimin abuziv të emrit dhe imazhit të tij. Në detaje, shtëpia e famshme e modës, është dënuar se i ka veshur një modeleje një fanellë të kaltër, të ngjashme me atë të Napoli, me numrin 10 e emrin e Maradonës, gjatë një eventi në 2016. Sipas Gjykatës së Milanos, përdorimi i emrit të Diegos “përcjell sugjerime të veçanta të hijeshisë historike dhe përsosmërisë së futbollit, dhe sipërmarrësve të palëve të treta nuk mund ti lejohet t'i përdorin ato, pa miratimin e personit të duhur".

Gjykatësi u dha arsye avokatëve të Diego-s, duke deklaruar se nuk korrespondon me rregullat e tregut "përfitimi nga shfrytëzimi parazitar i njerëzve të tjerë", duke konstatuar gjithashtu se në koleksionin D&G përdorimi i emrit të Maradonës "ishte bërë qartësisht për të përvetësuar ato përbërës tërheqës, të qenësishëm, në thirrjen ndaj historisë prestigjioze sportive të futbollistit legjendar. "Për këto arsye projektuesit u dënuan me kompensim për dëmin e pësuar nga ish-ylli i Napolit, i vlerësuar në rreth 100 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI