Flash

Partizani-Tirana/ Konflikti i tifozerive për vendet në stadium dhe derbi historik i Air Albania

Lapsi.al 11 December 2019
Partizani-Tirana/ Konflikti i tifozerive për vendet në stadium dhe

Të premten do të luhet derbi i kryeqytetit, për javën e 15 të Superiores, një ndërqytetase që do të futet, cilido qoftë rezultati, në histori: është i pari në Air Albania, stadiumin e ri, që pasi u testua me futbollin e femrave në ndeshjen Vllaznia-Apolonia, u inaugurua me kampionët e botës të Francës për kombëtaren do të bëjë tani provat gjenerale edhe për ndeshjet e kampionatit. Gjithcka gati, për një sfidë që do të shijohet si kuurë më parë, por që ka krijuar kontradiktat e para, ende pa filluar. E çështja është pozicionimi i tifozëve nëpër sektorë...

Partizani, me kërkesë të bërë zyrtarisht, kishte vendosur të ndryshojë akomodimin e tifozëve në sektorët e stadiumit, në krahasim me kohën kur ndeshjet luheshin në Qemal Stafa: kështu, tifozët e Tiranës, që qëndronin pas porte në tribunën nga krahu i qytetit, tashmë i duhet të qëndrojë në anën tjetër, gjë që nuk i ka pëlqyer fare Tiranës dhe tifozëve bardheblu, që duan të qendrojnë si përherë në tribunën që mban edhe emrin e legjendës së tyre Fatmir Frashëri.

Në anën tjetër, Federata është entuziaste për zhvillimin e derbit të parë kryeqytetas në një impiant modern, që do ti japë edhe më shumë hijeshi koreografisë spektakolare që përgatisin tifozëritë.

“Air Albania Stadium” mirëpret për herë të parë derbin e madh të kryeqytetit Partizani-Tirana - shkruan një komunikatë zyrtare e FSHF-së - Ditën e premte, më datë 13 dhjetor ora 19:00, investimi më i madh i futbollit shqiptar “Air Albania Stadium”, do të mirëpresë në derbin e solidaritetit dy klubet historike në vendin tonë dhe në kryeqytet", një tregues i qartë se të ardhurat, sipas deklaratave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Sportdashësit e të dyja skuadrave në këtë stadium modern me një kapacitet prej 21 690 vendësh, do të gjejnë kushtet më të mira, që janë të njëjta me stadiumet më në zë në Evropë dhe botë - vazhdon komunikata -. "Derbi i kryeqytetit daton prej fillimit të vitit 1946 dhe që prej asaj kohe ka vijuar me një interes përherë në rritje, me grintë, duel sportiv dhe spektakël. Organizimi i kësaj super-përballjeje në impiantin e ri dhe modern sportiv të Shqipërisë, i jep derbit një imazh tjetër, si dhe sportdashësve një mbrëmje të paharruar".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI