Flash

Tallja për Lukakun vjen nga Manchester United: “Mirë se erdhe në Europa League”

Lapsi.al 11 December 2019
Tallja për Lukakun vjen nga Manchester United: “Mirë se erdhe
Eleminimi nga Champions, i mundur nga Barcelona e të rinjve, mund të mos jetë vuajtje e mjaftueshme për Romelu Lukaku, që duhet të durojë tani edhe pickimet tallëse të ish-shokëve të skuadrës. Ndoshta belgu nuk duhet të jetë ndarë mirë me disa nga lojtarët e Manchester United e prova vjen nga postimi i Luke Shaw, mbrojtësi i krahut të Red Devils, që ka provokuar sulmuesin e Inter në Twitter. Duke komentuar një foto të Lukaku me fanellën e Inter, me të shkruarën Champions League, Shaë ka ironizuar duke komentuar poshtë: “Mirë se erdhe”, me referimin e qartë për Europa League. Manchester United, në fakt, luan në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia e, pas humbjes kundër Barcellona, edhe Inter ka zbritur aty, për të vazhduar sezonin europian.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI