Flash

Ribery operohet në kavilje: ende mister kohët e rikuperimit

Lapsi.al 12 December 2019
Ribery operohet në kavilje: ende mister kohët e rikuperimit

Nuk vijnë lajme të mira për Vincenzo Montella, që duhet të bëjë pa Franck Ribery për një periudhë kohe ende të pacaktuar. Sulmuesi francez, i ndaluar për një dëmtim në kavilje, të pësuar në 30 nëntor në ndeshjen kundër Lecce, i është nënshtruar sot kontrollit të specializuar e, si bën të ditur Fiorentina, në orët e ardhshme do të operohet.

Në komunikatën e Fiorentina bëhet e qartë se: "Në fund, për të zgjidhur problemin e për të përshpejtuar kohët e aktivitetit agonistik është propozuar një trajtim me stabilizim kirurgjik të artikulacionit që do të kryhet në orët e ardhshme. Në përfundim të procedurës do të bëhen të ditur kohët e rikuperimit për lojtarin".

Një goditje e fortë për Fiorentinën, që shpresonte shumë ta kishte francezin në dispozicion për ndeshjen kundër Inter në Serie A. Ribery ishte kthyer në një pikë force të skuadrës, pas transferimit me parametër zero nga Bayern Mynih.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI