Flash

Ronaldo, mesazh Sarrit: "Dua të luaj bashkë me Dybala e Higuain"

Lapsi.al 12 December 2019
Ronaldo, mesazh Sarrit: "Dua të luaj bashkë me Dybala e

Mesazhi është i qartë e lë hapësirë për interpretime: "Dua të luaj së bashku me Dybala e Higuain". Fjalët janë të Cristiano Ronaldo, jo një i çfarëdoshëm, që, vjen nga goli kundër Leverkusen e që qartëson një ide mbi mënyrën e të konceptuarit të tij të futbollit, e atë që prêt nga Sarri e nga Juventus. Portugezi kërkon kurajo për të provuar dicka më ndryshe, ndryshe nga ajo që bënte Allegri, i zëvendësuar edhe për këtë. Përpara me të gjithë linjën e forcës, për të mos mbetur pas të mëdhave në garën Champions.

Pastaj, natyrisht, Ronaldo nuk shtyhet më tek dhe e kalon topin tek Sarri: "Si kur luaj me Dybala ashtu dhe me Higuain mirëkuptimi është i shkëlqyer, më pëlqen të luaj me të dy, zbavitemi në fushë, por vendimet i merr trajneri e ne duhet ti respektojmë. Por nuk e mohoj se zbavitemi shumë”. Konstatimi i CR7 është thjesht sugjerim, por vështirë se tekniku bardhezi ka në plan ta ndjekë.

Fakti është se CR7 ka gjetur një mbështetje të mirë tek Dybala, gati ti përsërisë deklaratat e shokut: “Unë, Ronaldo e Higuain së bashku? Mendoj se duhet punuar, trajneri e di se kur mund të bëhet e kur jo”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI