Flash

Trajneri që u grind me Lerdën zbulon arsyen përse Tirana nuk fiton në derbi: “Partizani ka Gazmend Demin”

Lapsi.al 12 December 2019
Trajneri që u grind me Lerdën zbulon arsyen përse Tirana nuk

Luhet derbi i kryeqytetit dhe e gjithë vëmendja është aty. Partizani e Tirana sfidohen në 90 minuta emocionuese, ku pozicionet e skuadrave dhe pikët e diferencës nuk kanë rëndësi. Bardheblutë nuk fitojnë një ndërqytetase me të kuqtë prej më shumë se 5 vjetësh e një motiv për këtë ka dhe e artikulon Dritan Mehmeti, ish-asistenti i të kuqve që u spostua në drejtim të Partizan B, pas sherrit me trajnerin e parë Franco Lerda.

I ftuar në “Ditë të Mbarë” në RTSH, tekniku ka vlerësuar rolin e presidentit Gazmend Demi në sukseset e Partizanit. “Natyrisht unë e njoh mirë Partizanin dhe gjithë ambjentin – shpjegoi Mehmeti – E di edhe si funksionojnë klubet e tjera, se kam aq eksperiencë, por nëse Tirana nuk fiton prej pesë vitesh derbin është sepse Partizani ka… presidentin Demi. Në dy vjet që jam pjesë e të kuqve mund ta kem takuar gjithësej tre herë. Është një njeri me vision që lejon profesionistin të punojë, nuk ngatërrohet në asnjë cështje teknike dhe e mban skuadrën të qetë” u shpreh ai, duke iu referuar cështjes që shpërtheu tek Tirana vetëm dy javë më parë kur Julian Ahmataj akuzoi drejtuesit e klubit për ndërhyrje.

Natyrisht është vështirë të tregohesh emocional dhe profesional njëkohësisht, por në një derbi qendrojnë të tre rezultatet, edhe pse Mehmeti e sheh shumë delikate sfidën dhe nuk kërkon të zbilancohet në deklarata: Është një ndeshje e vështirë, që kërkon kujdes dhe durim – tha Mehmeti – do të vendosë shumë impakti psikologjik, por nëse do të më duhet të bëj një parashikim po zgjedh barazimin”.

Partizani është i pari në kampionat, pas 14 javësh, me 25 pikë, një para Kukësit që dihat pas shpinës, ndërkohë që Tirana me trajner të ndryshuar për të dytën herë, nuk është në momentin ideal, duke shkuar në derbi në vendin e tetë, por gjithësesi vetëm 6 pikë larg kreut.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI