Flash

"Sa të jem unë nuk fiton Tirana", por tani presidenti i Partizanit ndryshon variant: "Fitojnë një herë në 5 vjet"

Lapsi.al 13 December 2019
"Sa të jem unë nuk fiton Tirana", por tani presidenti i

Një humbje në derbi nuk është asnjëherë e lehtë të pranohet, e sidomos kur ke bërë një deklaratë megallomane: “Tirana nuk do fitojë derbi sa të jem unë". Këto fjalë natyrisht që presidenti i Partizanit Gazmend Demi i mban mend, sado të thëna në euforinë e viteve të gjata të triumfeve kundër Tiranës, por tani duhet ti modifikojë me finesë dhe numri 1 i të kuqve nuk humb kohë: "Sa të jem unë, jo njëherë, por kanë kaluar 5 vjet, çdo pesë vjet mund të fitojë".

Duke iu kthyer ndeshjes, me altruizëm presidenti i Partizanit i jep kreditet Tiranës për fitoren, por kjo është natyrisht në të njëjtën kohë një shigjetim për teknikun dhe lojtarët e tij: “E meritonte Tirana fitoren. Ndeshje e bukur, ajo e meritonte” përfundoi Demi, duke shprehur "keqardhjen vetëm për tifozët”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI