Flash

Video/ "Mos dilni nga shtëpia, se po bie Tirana nga kategoria", tifozët e Partizanit bëjnë zjarr '21 Dhjetorin'

Lapsi.al 13 December 2019
Video/ "Mos dilni nga shtëpia, se po bie Tirana nga kategoria",

Kohë derbi, kohë provokimesh, kohë sfidash e ironish. Tifozët e Partizanit janë gati të ndezin edhe një herë ndërqytetasen me Tiranën, të cilën e dominojnë prej pothuaj 6 vjetësh. Grumbullimi i organizuar i Guerrils është bërë si zakonisht tek Zogu i Zi, me të ardhurit nga Lapraka 'e kuqe' me drejtim 21 dhjetorin, për tiu drejtuar më pas stadiumit Air Albania.

"Mos dilni nga shtëpia, se po bie Tirana nga kategoria..." është kori i të kuqve nëpër rrugët e kryeqytetit, duke iu referuar jo vetëm asaj që ndodhi me bardheblutë që zbritën një kategori më poshtë, por edhe vendit të tetë aktual që ka Tirana në renditje. "Partizan, Partizan..." ka shoqëruar marshimin e kontrolluar nga policia të tifozëve të kuq, që kanë bërë thirrje gjatë gjithë kohës, për të mos mbajtur asnjë maskë në fytyrë...

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/IMG_4232.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/12/IMG_4233.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI