Flash

Fonseca është i tërbuar: katër nga Roma ngelin në klasë, Florenzi drejt lamtumirës

Lapsi.al 14 December 2019
Fonseca është i tërbuar: katër nga Roma ngelin në

Atmosferë e tensionuar tek Roma. Pas barazimit 2-2 kundër Wolfsberger që i ka dhënë kualifikimin si e dytë e grupit në 1/16 e Europa League skuadrës së Fonseca, tekniku nuk e ka fshehur pakënaqësinë e ka kritikuar rëndë performancën e të tijve. Në shënjestër të teknikut kanë përfunduar sidomos lojtarët e përdorur më pak deri tani e, që në këndvështrimin e tij, nuk e kanë shfytëzuar në mënyrën e duhur rastin: mbi të gjithë Florenzi.

Kapiteni verdhekuq përjeton një moment të vështirë e në rikthimin në fushë, pas një seri pankinash, e ka njollosur përfaqësimin e tij edhe me një autogol të pafat. Por nuk është i vetmi që nuk ka bindur Fonseca: "Dikush nuk e ka merituar ta luajë këtë ndeshje, ndonjë lojtar nuk më ka pëlqyer" ka thënë tekniku, që sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport i referohej në vecanti Fazio, Cengiz Under e vetë Florenzi.

Në këtë situatë largimi i mbrojtësit në janar duket gjithnjë e më i mundshëm (Inter ka treguar interes), si tashmë është i sigurtë largimi i Nikola Kalinic. E kështu Petrachi është vënë në lëvizje për ti zëvendësuar e për të forcuar organikën e kryeqytetasve: emri për krahun e djathtë, shkruan Corriere dello Sport, është ai i Castagne nga Atalanta, por kualifikimi i zikaltërve në 1/8 e Champions e bën problematike tratativën, edhe për arsye ekonomike.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI