Flash

Shtubina jep spektakël në Korçë: Skënderbeu dorëzohet para akrobacisë së shkodranit

Lapsi.al 14 December 2019
Shtubina jep spektakël në Korçë: Skënderbeu

Një gol i shënuar nga Shtubina në minutën e 66, ka mjaftuar për ti dhënë tre pikë shkëputje Vllaznisë, që me fitoren kundër Skënderbeut ngjitet katër pikë larg kreut. Bardhekuqtë kërkonin të harronin shpejt 1-0 e minutës së fundit në Durrës një javë më parë dhe inspirimi i dyshes Gripshi-Bregu ishte ai i duhuri, vetëm se për fat të keq të sulmuesve, të njëjtën ndjesi kishte edhe Sherri. Jonuz, me inteligjencën e krijuar nga eksperienca lejoi inisiativën korcare, duke u përpjekur të dilte pa dëme nga presingu vendas, për të më marrë më pas gradualisht kontrollin e lojës, me prezencë të rritur në mesfushë, ku Marku insistonte jo pak edhe drejt portës së Kolicit.

Ritmi i ndeshjes ishte i lartë, si i përshtatet dinamizmit të Gripshit e Bregut, që dhanë përgjigjen për bardhekuqtë në të 41, duke u ndalur edhe një herë nga Sherri, që mbrojti portën, duke i dhënë një shans të ri Vllaznisë për të tentuar fitoren në pjesën e dytë, që e nisën pikërisht aty ku e mbyllën të parën, në sulm, me konkluzionet e kapitenit Lika e të Markut, por pa mundur të thyejnë Kolicin.

Skënderbeu nuk ka më forca të ekuilibrojë ndeshjen dhe mundohet të blindohet prapa, pa i bërë llogaritë me rovjeshatën e Shtubinës, që në minutën e 66 shtangu stadiumin e Korcës. I jashtzakonshëm numri 10 i shkodranëve që nuk i dha asnjë mundësi Koliçit, duke vendosur fatet e ndeshjes, që nuk ndryshuan edhe kur kuqeblutë mbetën me 10 lojtarë në 8 minutat e fundit pas kartonit të dytë të verdhë të Ualusimbi.

23 pikë për Vllazninë, që rikthehet në shinat impresionuese të fillimit të kampionatit, meritë natyrisht edhe e Jonuz. Për korcarët nuk është momenti i duhur, disfata e dytë radhazi e tashmë Daja duhet të bëjë kujdes, sepse është në zonën e playoff.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI