Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

"Suksese në jetë", shkarkohet Lerda: Partizani nuk kapërcen derbin e humbur me Tiranën në krizë totale

Lapsi.al 14 December 2019
"Suksese në jetë", shkarkohet Lerda: Partizani nuk

Ishte në ajër, e kuptueshme në logjikë të të gjithë sezonit të deritanishëm, e justifikuar plotësisht me disfatën e derbit, të parit të humbur në 6 vjet, pavarësisht se Partizani është vetëm dy pikë larg Kukësit të vendit të parë. Franco Lerda nuk është më trajneri i Partizanit, me vendim të presidentit Gazmend Demi. Numri 1 i klubit e ka bërë të ditur vendimin pak minuta më parë, edhe pse italiani e kishte nuhatur se aventura e tij në kryeqytet u mbyll pas 90 minutave të derbit.

Lerda, që zëvendësoi Skënder Gegën në pankinën e kampionëve në fuqi, nuk arriti asnjëherë të bëjë për vete as tifozët e as opinionin publik. Insistimi për të luajtur me një mënyrë që të kuqve nuk i përshtatej, ndryshimi i vazhdueshëm taktik, madje edhe në derbi u kthye në 3-5-2, duke harruar 4-3-3 e pesë ndeshjeve të fundit, ka bërë që skuadra të mos shprehet kurrë në maksimumin. Por më problematike ka qenë sjellja e tij, kur është konfliktuar me Trashin, që e nisi sezonin në pankinë, edhe pse ishte lojtari i vetëm në kombëtare nga kampionati shqiptar. Më pas, kontradiktat përfshinë Telushin, Asanin që nga sulmuesi deciziv i edicionit historik të titullit, pas 26 vjetësh përfundoi në alternativë e tretë, por edhe Mala, që është i vetëm në shtëpi, i humbur në hierarki e jashtë pothuaj cdo zgjedhje. Nuk janë lojtarët vetëm që u përballën me një arrogancë të dukshme të italianit 52 vjecar, por edhe asistenti i tij Dritan Mehmeti, që në një debat verbal, pas humbjes me Kukësin u detyrua të linte pozicionin si trajner i dytë, për të marrë Partizanin B.

Të gjitha këto, pa patur edhe rezultate: dy barazime e dy humbje në Europë, por nëse ndaj Qarabag nuk mund të kërkosh më shumë, eleminimi në Europa League nga Sheriff Tiraspol ka vend për diskutim. Në kampionat Lerda ka fituar 7 ndeshje, ka barazuar 4 e humbur 4, duke qenë larg pritshmërive, edhe pse me një skuadër me shumë zgjedhje e të investuar mirë. Humbja në derbin i vuri kapakun situatës, me Partizanin që u mund nga një skuadër në krizë të plotë rezultatesh dhe identiteti e u kalua edhe nga Laci e Kukësi. Më tej nuk mund të vazhdohej dhe kuptohet edhe nga ftohtësia e komunikimit nga klubi për vendimin...

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI