Flash

Video/ Klopp rinovon me Liverppol, por nuk do ketë më rivalitetin me Guardiolan

Lapsi.al 14 December 2019
Video/ Klopp rinovon me Liverppol, por nuk do ketë më rivalitetin me
Vitin e kaluar u sfiduan deri në javën e fundit për titullin në Premier League, në këtë sezon premtojnë ta bëjnë përsëri, edhe pse për momentin Liverpool udhëheq klasifikimin me 14 pikë avantazh ndaj Manchester City, por nga sezoni i ardhshëm të dy mund të mos kryqëzohen më, të paktën në kampionat: Jurgen Klopp, teknik i Reds, ka rinovuar kontratën e tij me kampionët e Europës deri në 2024, ndërsa Guardiola, shpjegon The Times, mund ti thotë lamtumirë Citizens për shkak të një klauzole zgjidhëse prezente në kontratën e teknikut spanjoll, që ndërkohë e ka mohuar. Spanjolli, sipas The Times, mund të largohet nga Manchester para skadencës natyrale të akordit, parashikuar në 30 qershor 2021: në kontratën e tij flitet se është një klauzolë zgjidhëse që lidhet me mospërmbushjen e disa kushteve, si për shembull rezultatet. "Nuk ekziston kjo kluazolë, e kam thënë se dua të rri këtu" ka thënë Guardiola që, përvec Barcelonës, nuk ka drejtuar kurrë për katër sezone të njëjtën skuadër, është përfolur për një rikthim tek Bayern Mynih, edhe pse klubi gjerman ka në shënjestër prej kohësh Thomas Tuchel, aktualisht në pankinën e Psg. Ai që është i sigurtë se nuk do të largohet nga Premier është Klopp, që do të mbetet mbi pankinën e Liverpool edhe për katër vjet e gjysëm të tjerë. Klubi anglez ka lajmëruar rinovimin e kontratës me teknikun gjerman deri në 2024. "Ky klub është vendi më i mirë për cilindo që aspiron të konkurojë në një ambjent ku cdo element i organizimit është në nivelin më të lartë - nga tifozët tek pronarët - nuk mund të mendoja të largohesha" ishin fjalët e teknikut në faqen zyrtare të Reds.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI